4.8 C
New York
Friday, February 7, 2025

Buy now

Dervishaj: Edhe rinia e Mitrovicës meriton 77 herë ma mirë

- Advertisement -

Shahin Dervishaj, Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës me numrin 77, mbrëmë ka pasur një takim të frytshëm me rininë e Mitrovicës.

Në këtë takim u diskutua për mundësitë e zhvillimit dhe angazhimin për një të ardhme më të mirë të vendit,

Dervishaj  po ashtu ka shprehur kënaqësinë e tij për mundësinë e bashkëbisedimit me të rinjtë e qytetit, të cilët i cilësoi si burim të jashtëzakonshëm energjie dhe pasioni për ndryshimin.

Ai theksoi se rinia e Mitrovicës meriton mundësi dhe kushte të shumëfishuara për zhvillim.

“Edhe rinia e Mitrovicës meriton 77 herë ma mirë! Sot, pata kënaqësinë të bashkohem me rininë e Mitrovicës në një ngjarje të mrekullueshme të organizuar nga kryetarja e rinisë në Mitrovicë, Anita Sherifi.  Diskutuam për mundësitë e zhvillimit dhe angazhimin tonë për një të ardhme më të mirë. Faleminderit Anita dhe gjithë rinisë për pasionin, energjinë dhe gatishmërinë për ta bërë Kosovën ma mirë”, ka shkruar Dervishaj.

Bisnesmeni i suksessëhm në Gjermani, në këto fushata zgjedhore vazhdimisht ka qenë aktiv me takime me qytetarët, me premtimet e tij për Kosovën, e ku ka shfaqur një angazhim të fuqishëm për t’u përballur me sfidat që ka përpara vendi, me fokus të veçantë në përmirësimin e vendit dhe mundësive më të mëdha për rininë.

Ndërkaq, Shahin Dervishaj, kandidon për deputet me numrin 77 në zgjedhjet e 9 shkurtit nga PDK.

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit