Shahin Dervishaj, kandidati nga diaspora për deputet me numrin 77 nga Partia Demokratike e Kosovës, ka ndarë pamje edhe nga tubimi nga Klina e Epërme.
Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se pjesëmarrja e qytetarëve dhe kjo mbështetje e jashtëzakonshme ishin një dëshmi e fuqishme e angazhimit të tyre për zhvillim.
Pjesëmarrja e qytetarëve dhe kjo mbështetje e jashtëzakonshme ishin një dëshmi e fuqishme e angazhimit të tyre për zhvillimin dhe përparimin e këtyre komunave. Kështu, të gjithë bashkë do të ecim përpara dhe do të realizojmë objektivat për një të ardhme më të mire”, ka shkruar Dervishaj.
Ndryshe Shahin Dervishaj kandidon me numrin 77 në zgjedhjet e 9 shkurtit nga PDK.