Kandidati për deputet me numër 77 nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Shahin Dervishaj ka vizituar sot një biznes në Drenas.
Dervishaj u shpreh i befasuar për punën e mrekullueshmë që po bëhej në kompanin e ashensorëve “LIFTKos”.
“Sot isha për një vizitë në kompanin e ashensorve “LIFTKos”që gjendet të “Parku i Biznesit” në Drenas,isha mjaftë i befasuar për mirë me punën e mrekullushmë qe po bëhej në këtë kompani me kredibilitet,ku në këtë kompani jan të punsuar mbi 50 puntorë”, ka shkruar Dervishaj.
Ai po ashtu ka thënë se është kompania e vetme në Kosovë e certifikuar për veprimtarinë dhe produktet e saj, dhe ka falenderuar për mikpritjen.