Dervishaj është një kandidat i cili në çdo hap që ka marrë, ka dëshmuar se sfidat nuk janë asnjëherë fundi i rrugës, por vetëm mundësi për të shkuar më larg.
Ai përmes këtij postimi derisa na kanë mbetur edhe 3 ditë larg zgjedhjeve ka thënë se “ A jeni gati me 9 shkurt ta bëjmë Kosovën 77 herë më mirë”.
Dervishaj i cili garon me numrin 77 në këto zgjedhjet e njeh më së miri realitetin e Kosovës, pasi vite më parë ai ka përjetuar mundimet dhe vështirësitë në këtë vend.
Mbi të gjitha, ai është një njeri i shpresës dhe kjo shpresë po shtrihet përmes mbështetjes masive që po merr nga qytetarët e Kosovës, të cilët Dervishajn po e shohin si një lider të vërtetë, të ndjeshëm dhe të përkushtuar.
Ndryshe Shahin Dervishaj, kandidon për deputete me numrin 77 në zgjedhjet e 9 shkurtit nga PDK./Gazeta Infokus/
Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë: