Einxhel nuk e ka zbuluar ende gjininë e bebit, por dhuratat për të tashmë kanë nisur.
Këtë e ka bërë të ditur vetë moderatorja me anë të një postimi në rrjete sociale.
Ajo ka publikuar një postim në Twitter ku thuhet: “Dhuratat e bebit tashmë janë rrugës”, derisa shihet një arush në formë lepri.
Einxhel ka treguar se e vetmja që e di gjininë e bebit është motra e Dagzit, Aurora, pasi do të organizojnë festën “baby gender reveal” ku do ta marrin vesh të gjithë.