Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi ka treguar për pjesëmarrjen e votuesve në balotazhin e sotëm.
Ai në një konferencë për media bëri me dije se deri në orën 11:00 në 18 komunat kanë votuar rreth 80 mijë e 659 votues apo 6.13 për qind.
Balotazhi për kryetarë të komunave po zhvillohet në: Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Rahovec, Pejë, Prishtinë, Prizren, Suharekë, Viti, Vushtrri, Junik, Mamushë dhe Kllokot.






