24.5 C
New York
Saturday, July 12, 2025

Buy now

Deri në 70 euro një metër dru në Prishtinë, qytetarët druajnë për një dimër të vështirë

- Advertisement -

Disa  metra larg shkollës “Nazim Gafurri”, dhjetëra kamionë të ngarkuar me dru po qëndrojnë aty. Ekonomia Online ka qëndruar për të pyetur për çmimin e tyre. Ndonëse nuk u prononcua askush nga shitësit, prapa kamerës thanë se çmimi sillet nga 65 deri në 70 euro për metër.

Çmimet e larta ka bërë që të bijë edhe interesimi i qytetarëve për furnizim.

Çmim i shtrenjtë po i duket edhe qytetarit Hasan Shkodra. Tha se i posedon edhe disa metra të blerë nga viti i kaluar.

“I shtrenjtë. Ende nuk i kam blerë por i kam disa që i kem blerë vjet por me marr dimri i rëndë, ndoshta shtrenjtohen ende. Nuk kemi çfarë të bëjmë, me diçka duhet me u nxeh”, tha Shkodra për Ekonomia Online.

Edhe një qytetar tjetër prapa kamerës, tha se çmimi është i lartë dhe se druan për një dimër të vështirë.

Edhe përkundër kësaj, në shumë lagje të kryeqytetit blerësit vazhdojnë të jenë prezentë.

 

Të ngjashme

Të fundit