-2.6 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

“Deri në 1 milion euro jua transferoj në llogari”, Gucati flet për mërgimtarin nga Belgjika që u tregua i gatshëm t’jua paguajë avokatët

- Advertisement -

Hysni Gucati në emisionin Frontal në T7 ka treguar për një mërgimtar nga Belgjika që ka qenë i gatshëm t’i dhurojë 1 milion euro që t’i paguajë avokatët.

Gucati tha se zgjedhja për pagesën e avokatëve është bërë nga Ramush Haradinaj, dhe nuk ishte nevoja që mërgimtari Elbasan Shala të paguante.

“Shteti I Kosovës, po flas për qeveritarët, ka bo veq cka ka lyp ligji. Ka pagu viztitat familjare dhe avokatët tonë. Unë dua ta falënderoj publikisht një njeri për mu dhe Nasim Haradinaj. Unë isha në krizë për avokatë. Dua të falënderoj shumë shok e shumë njerëz. Sidomos Emin Lati bashkëpunim me një shok tonin në Belgjikë, që është përgjigj menjëherë për me na ndihmu, edhe Nasimit i ka thonë. Është Elbasan Shala, jeton dhe vepron në Belgjik. Është biznesmen shumë i njohur, Ai përgjigjet brenda 24 orëve. Kur i tregova Eminit, edhe më thotë thirrë filanin, edhe unë e thërras Elbasan Shala. Ai tha unë jom përgatit ty edhe Nasimit, nëse edhe ai ka nevojë, unë deri 1 milion euro mundemi me i gju në konto brenda 5 minutave. Unë i thash mos u ngut me jep pare, prit deri të hanen dhe rri në kontakt me Emin Latin dhe djalin tim të dytin. Të hanen më vjen lajmi shumë i mirë prej Ramush Haradinajt, se ai e merr një vendim, autorizon Selim Selimin, që këta dy persona me i kry insticuonet e Kosovës e jo me dal me lyp lëmoshë për avokatë. Nasimi nuk ka pasë problem me avokatë. Nuk pat nevojë Elbasanin. Unë e falënderoj shumë atë”, tha ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit