0.2 C
New York
Wednesday, December 3, 2025

Buy now

Deri me këtë datë kanë kohë subjektet politike për të dorëzuar listën e kandidatëve për deputetë në KQZ

- Advertisement -

Kosova ka hyrë në muajin kur do të mbahen zgjedhjet nacionale, ndërsa kanë mbetur edhe 25 ditë deri në ditën kur qytetarët do t’i drejtohen përsëri kutive të votimit.

Partive politike u kanë mbetur vetëm edhe 4 ditë për dorëzimin e listave me kandidatë për deputetë në KQZ.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Deri më 7 dhjetor 2025, subjektet politike (partitë politike, koalicionet, nismat qytetareve dhe kandidatët e pavarur) duhet të dorëzojnë përmes platformës listën e tyre me emrat e kandidatëve për deputetë të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës”, tha ai

 

Të ngjashme

Të fundit