3.7 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Deri i Londrës i takon Arsenali, shënoi edhe Xhaka

- Advertisement -

Arsenali e ka mposhtur Tottenhamin në kuadër të xhiros së tetë në Premier League.

“Topçinjtë” fituan me rezultat solid 3-1 në një ndeshje që e dominuan tërësisht.

Fillimisht, për Arsenalin shënoi Partey një supergol nga distanca.

Reagimi i vakët i Spurs që u ndihmua nga fati, ua dha atyre golin e barazimit me Harry Kane që shënoi nga penalltia.

Pjesa e dytë foli edhe më shumë në të mirë të Arsenalit që gjetën edhe dy herë rrugën e rrjetës me Jesus e Xhaka.

Si për ta dëshmuar që Londra është e kuqe, Emerson Royal mori karton të kuq pas një ndërhyrjeje të rëndë në Martinellin.

Si përfundim, Arsenali ruan pozitën e parë, ndërsa Tottenhami merr humbjen e parë sezonale nga “Të Pamposhturit”. 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit