6.9 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Dërguti tregon se VV-ja ishte kundër rritjes së pagave të zyrtarëve të lartë publikë

- Advertisement -

Ish-anëtarja e Lëvizës Vetëvendosje, Aida Dërguti, ka ironizuar me projektligjin e ri për paga, i cili parasheh rritje të pagës së kryeministrit.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se LV-ja kur ishte në opozitë kishte premtuar se pagat më të larta në institucione publike, nuk guxojnë të tejkalojnë trefishin e pagës mesatare.

Ajo ka bërë me dije se tani i bije që paga mesatare të jetë 760 euro.

“Lajm i mirë qenka rritja e pagës së kryeministrit. Partia në pushtet e ka patur premtim se pagat më të larta në institucione publike, nuk guxojnë të tejkalojnë trefishin e pagës mesatare. Kjo nënkupton që me automatizëm paga mesatare do të jetë 760 €. Hurime popull hurime”, ka shkruar Dërguti.

Lajm i mirë qenka rritja e pagës së kryeministrit. Partia në pushtet e ka patur premtim se pagat më të larta në…

Posted by Aida Dërguti on Tuesday, February 15, 2022

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit