-5 C
New York
Friday, December 26, 2025

Buy now

Dërguti: Trajtim jonjerëzor i Speciales ndaj Calit, veç gjykatat e Serbisë kanë vepruar kështu

- Advertisement -

Analistja politike, Aida Dërguti, e ka konsideruar shkelje të rëndë të Gjykatës Speciale moslejimin e Salih Mustafës – Calit, për ta vizituar babain e tij, në momentet e fundit të jetës.

Dërguti, në Kosova Today në Klan Kosova, e ka qujtur trajtim jonjerëzor këtë qasje, ndërsa ka ngritur paralele, se kështu kanë vepruar vetëm gjykatat e Serbisë.

“Pritja ime kësaj radhe ka qenë që Calin do ta lejojnë meqë ka dënim të formës së prerë. Përtej të gjitha shkeljeve, mendoj që kjo qasje është dehumanizuese. Pra, personave që janë atje, të akuzuar apo të dënuar, u mohohet diçka fundamentale, përshëndetje e fundit me njerëzit e dashur. Nuk vlenë asnjë arsyetim. Kjo është shkelje e rëndë, trajtim jonjerëzor – kështu kanë bërë vetëm gjykatat e Serbisë, por jo nga një gjykatë që thirret në emër të Kosovës, dhe konsiderohet e tillë formalisht.”

Sipas saj, asnjë arsyetim për refuzime e vonesa nuk vlenë në këtë rast, duke e ndërlidhur edhe pretendimet se ky institucion është politik.

“Nëse ata mendojnë për politikë, kështu shpërfaqet edhe më shumë argumenti që kjo gjykatë është e politizuar dhe ka frikë nga ndikimi politik. Kjo qasje është dekurajim për secilin përkrahës të UÇK-së” – tha Dërguti.

Të ngjashme

Të fundit