11.3 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Dërguti thotë se Haxhiu dhe Fejza “janë vegla të burrave të pushtetshëm”: Të vjen me vjellë kur folin për femicid

- Advertisement -

Ish-deputetja e Vetëvendosjes, Aida Dërguti ka reaguar ndaj deklaratës së ministres, Albulena Haxhiu dhe deputetës së VV-së, Arjeta Fejza që thanë sot gjatë seancës në Kuvend se në Kosovë ka femicid.

Dërguti pretendon që ministrja Haxhiu dhe deputetja Fejza janë vegla të burrave të pushtetshëm.

Ajo thotë se kur i ka dëgjuar ato i ka ardhur për të vjellur.

Kur i dëgjon gratë që janë vegla të burrave të pushtetshëm duke folur për femicid, të vjen me vjellë.” – ka shkruar ajo në Facebook.

E gjitha nisi kur një deputete e Vetëvendosjes me emrin Arjeta Fejza dënoi dhunën ndaj grave dhe e përmendi termin “femicid”.

Gjithashtu edhe ministrja Haxhiu reagoi në mbrotje të Fejzës.

Nuk do të doja që të kishte asnjë deputete të tillë që del në foltore të Kuvendit. E nderuara deputete Musliu, që nga viti 2000 deri në vitin 2022, kemi pasur 66 gra që janë vrarë nga partnerët apo bashkëshortët e tyre. Dhe arsyeja pse, është vetëm sepse janë gra. Vetëm sepse burrat konsiderojnë që kanë të drejtë të bëjnë gjithçka ndaj grave. Po, në Kosovë ka femicid. Mendësia jote shpërfaq mendësinë e qeverisjes së PDK-së. Asnjë veprim s’e keni ndërmarrë për dhunën ndaj grave,” – ka thënë Haxhiu.

Ajo që kundërshtoi Haxhiun dhe Fejzën ishte deputetja e PDK-së, Ganimet Musliu.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit