Ish-nënkryetarja e Kuvendit të Kosores, Aida Dërguti, është tallur keq me çmimin që sot Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ua ka ndarë presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti.
Duke komentuar ndarjen e këtij çmimi, ajo ka ironizuar me veprimin e universitetit duke përmendur dy çmimet më të rëndësishme në fushën e artit dhe të shkencës.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar “shyqyr që nuk e ndajmë çmimin Oscar ose Nobel”.
“Shyqyr që nuk e ndajmë çmimin Oscar ose Nobel se motiii ishim ba horr”, ka shkruar Dërguti.