0.4 C
New York
Sunday, February 23, 2025

Buy now

Dërguti: Skandali me Milan Radoiçiqin duket se nuk e ka afektuar fare rezultatin e Mimoza Kusarit

- Advertisement -

Opinionistja politike Aida Dërguti ka folur për dhjetëshen më të votuar të kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në Rubikon të Klan Kosovës, ajo ka deklaruar se në këtë listë ka shumë pak emra që janë nga fillimi i VV-së.

Ajo ka përmendur edhe Mimoza Kusari-Lilën, kryetaren e Alternativës, që është pjesë e kësaj liste për të cilën tha se nuk kanë ndikuar në votat e saj audio-incizimet e publikuara me Milan Radoiçiqin, të kërkuarin e Kosovës si organizator i sulmit në Banjskë më 24 shtator të vitit 2023.

“Në përgjithësi tek Lëvizja Vetëvendosje është vërejtur që humbja e 10 mandatave që ka ndodhur gjatë kohës së qeverisjes është reflektuar edhe në rezultatin zgjedhor. Pra, dhjetë deputetë kanë dalë në heshtje nga Lëvizja Vetëvendosje gjatë mandatit qeverisës, po shihet se nuk përkthehet numri i votave të fituara në votat për liderin, shto kësaj që Lëvizja Vetëvendosje ka qenë në koalicion parazgjedhor me Listën Guxo dhe me Alternativën. E shohim që Mimoza Kusari-Lila me një diferencë shumë të vogël me 3 mijë vota ka më pak se sa në mandatin e kaluar, gjithë ai skandali i bisedës me Milan Radoiçiqin si duket nuk e ka afektuar fare”.

“Mirëpo edhe nga këta shtatë të LVV-së, katër janë deputetë të cilët janë në LVV që nga viti 2005, Albin Kurti, Glauk Konjufca, Xhelal Sveçla. Ndërsa, nga viti 2010 vjen Albulena Haxhiu. Është interesante se në atë 50-në e parë që kanë fituar nga 2005-ta është vetëm edhe Salih Zyba, të tjerët janë aktivistë që kanë ardhë në 2010 e një pjesë në 2017. Ashtu siç është dukur lista disi e shpërfytyruar, që nuk ka përfaqësues të koncepteve dhe të bindjeve që kanë qenë në këtë rrugëtim të LVV-së që nga 2005-ta, dominohet nga të tjerë të ardhur kryesisht të dominuar nga zgjedhjet e 14 shkurtit të vitit 2021. Poashtu edhe rezultati si kanë fituar është pak a shumë i ngjashëm, janë vetëm katër që kanë fituar për t’u bërë deputetë dhe janë nga fillimi i vitit 2005”, ka thënë Dërguti. /Klankosova.tv

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit