Bllokada që mbizotëron tash e mbi një muaj në Kuvendin e Kosovës, ishte temë e diskutimit sonte në Rubikon të Klan Kosovës.
Ndër të tjera, nga panelistët e ftuar në studio u fol edhe për “Votimin e fshehtë” një pikë me të cilën Vetëvendosje po synon ta bëjë kryetare Albulena Haxhiun.
Por, sipas ish-deputetes Aida Dërguti, kjo formë është edhe e “pandershme dhe e pamoralshme”.
“Për këtë procedurë nuk parashihet hiç votimi i fshehtë. Prandaj, kjo është edhe shkelje edhe e pandershme edhe e pamoralshme, edhe të gjitha”, deklaroi ajo në Klan Kosova.
Ajo theksoi se secili deputet nga radhët e LDK-së edhe PDK-së “do të jetë i dyshimtë” për votimin e Albulena Haxhiut, nëse do të kalonte votimi i fshehtë”.