Aida Dërguti, opinioniste, i ka reguar deputetit, Albin Kurti, pasi ky i fundit bëri akuza të rënda ndaj Uran Ismajlit, kandidatit të PDK-së për Kryetar të Prishtinës – rreth ish-lokalit të tij, ku kishin mbetur të vrarë dy persona.
Dërguti tha se po të ishte në vend të Uran Ismajlit, do t’i përgjigjej Kurtit se “nga rrenat e tij kanë vdekë njerëz gjithandej”.
“Me pasë qenë në vend të Uran Ismailit, këtij deputetit që po ia përmend Bonvivantin, iu kisha përgjigjur: sa njeri ka vdekë gjithandej personalisht për rrenat e tua e kurrë nuk ke dhanë llogari, ndërkohë që del e çirresh pa pikë të marres për një ngjarje që mundet me ndodhë në secilin lokal😠”, tha ajo.