24.7 C
New York
Tuesday, September 30, 2025

Buy now

Dërguti për Kurtin: Zyrtarisht, ai është vetëm deputet, në ShBA ka takuar homologët e tij

- Advertisement -

Opinionistja Aida Dërguti ka komentuar vizitën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në Shtetet e Bashkuara, duke vlerësuar se ajo nuk ka sjellë rezultatet e pritura.

Dërguti tha në “Rubikon” se Kurti po takohet vetëm me homologët e tij, meqenëse zyrtarisht mban statusin e deputetit.

“Zyrtarisht, ai është vetëm deputet, dhe ka takuar homologët e tij. Përtej kësaj, Shtetet e Bashkuara po e njohin si qeverisje në detyrë, ose siç po i thonë, kryeministër i përkohshëm. Kjo vizitë është më shumë elektorale dhe, siç duket, ka rezultuar e dështuar në raport me pritjet e tij”, u shpreh Dërguti.

Të ngjashme

Të fundit