Ish-deputetja Aida Dërguti ka folur për punën e presidentes Vjosa Osmani.
Në Rubikon të Klan Kosovës, ajo ka thënë se mandatin si presidente e kishte filluar duke e kritikuar Edi Ramën, kryeministrin e Shqipërisë, dhe tani sipas saj, po e kritikon me Ramën kryeministrin Albin Kurti.
“Është interesante se si e filloi postin e presidentes me një fjalim qortues në Tiranë ndaj Edi Ramës, dhe tani në fund të mandatit të legjislaturës se cila e zgjodhi presidente, bashkë me Edi Ramën, kritikuan kryeministrin aktual të Kosovës”.
“Pra, nuk besoj se kjo çështje lidhet shumë me mandatin e saj të ardhshëm pse ndodhi në këtë moment, sesa me ndryshimin e madh që ndodhi në ShBA, pra fitorja e Trump në Amerikë e bëri të ndryshojë pozicion karshi politikës së jashtme, proceseve që janë duke ndodhur, ngecjes që e ka Kosova,këtu mund të themi përtej fjalimeve të bukura politika është diçka krejt tjetër”, ka thënë Dërguti. /Klankosova.tv