12.6 C
New York
Sunday, November 2, 2025

Buy now

Dërguti: LDK nuk ka arsye të bëjë koalicion me LVV-në, përvoja në vitin 2020 nuk ishte e mirë

- Advertisement -

Ani se Albin Kurti gjatë fushatës për zgjedhjet nacionale, thoshte se një koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës nuk zgjat as pesë orë, pas zgjedhjeve i është lutur kësaj të fundit për bashkëpunim.

Madje, një ditë pas dështimit për të marrë votat për një mandat të ri në krye të ekzekutivit, Kurti në konferencën për media tha se ka dashur bashkëqeverisje vetëm me LDK-në, por se kjo e fundit nuk ka pranuar.

Këtë ndryshim të Kurtit në raport me LDK-në e ka komentuar në Rubikon, opinionistja Aida Dërguti.

Ajo madje ka theksuar një LDK-ja nuk ka asnjë arsye të bashkëpunoj me Kurtin, për shkak të përvojës së keqe që ka pasur në vitin 2020.

“Më së paku ka arsye LDK-ja të bëjë koalicion me LVV-në, se ka përvojë të hidhur të bashkëpunimit me të. Fakti që ky njeri e ka shkelur atë 51 ditshin që e përmend, ka qenë personi që e ka shkelë marrëveshjen me shkarkimin e ministrit Agim Veliu, e që marrëveshja ka qenë që pa konsultimin paraprak, ose së paku pa informimin nuk e shkarkon një ministër. Ai e ka bërë qëllimshëm për një skenar të caktuar që rrodhi si rrodhi, pastaj e dimë të gjithë ndonëse në opinion dominojnë opinione të ndryshme por e vërteta e kësaj është se e ka bërë qëllimshëm, për të shkaktuar vet rrëzimin ku u viktimizua dhe arriti ta çajë LDK-në nga brenda dhe mbërriti tek rezultati i 14 shkurtit”, tha Dërguti. /Klankosova.tv

 

Të ngjashme

Të fundit