-0.3 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Dërguti: Kurtit nuk i konvenon të zbatojë Marrëveshjen e Ohrit në prag të zgjedhjeve

- Advertisement -

Opinionistja Aida Dërguti, ka thënë se kryeministrit Albin Kurtit nuk i konvenon që të zbatojë tani për tani Marrëveshjen e Ohrit.

Kjo pasi që, sipas Dërgutit, Kurtit nuk i favorizon zbatimi i kësaj marrëveshjeje në prag të zgjedhjeve parlamentare, njofton Klankosova.tv.

“Risia e dialogut është Marrëveshja e Ohrit, e cila përfshin kompromisin më të madh, pra lëshimit më të madh që iu ka bërë Serbisë, e që është autonomia e veriut, apo Zajednicës. Kurti më rëndësi është që e ka pranuar, dhe më e rëndësishmja është që po përpiqet që ta shtyjë në kohë, sepse është e pafavorshme për të që të zbatojë Marrëveshjen e Ohrit në prag të zgjedhjeve parlamentare”, tha Dërguti në Rubikon të Klan Kosova.

Po ashtu, ajo shton se tani Serbia është fuqizuar më shumë tek ndërkombëtarët, në krahasim 25 vite më parë.

“Për fatin tonë të keq, Serbia në këto 25 vjet ka ndryshuar pozicionin e vet në diplomaci ndërkombëtare. Dhe ka sukses”, tha Dërguti.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit