-3.7 C
New York
Friday, February 21, 2025

Buy now

Dërguti: KQZ-ja s’e ka vërejtur se faqja e tyre është sulmuar dy ditë para zgjedhjeve

- Advertisement -

Analistja politike, Aida Dërguti, ka thënë se futja në proces të skenimit të votave është lajm i mirë zgjedhor.

Por sipas saj, më vonë u pa që telashet janë shumë më të mëdha, pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e ka vërejtur që faqja e tyre është sulmuar dy ditë para zgjedhjeve.

“Futja në proces i skenimit mendova që është lajm i mirë për procesin zgjedhor, mirëpo, u pa që telashet janë shumë më të mëdha”.

“KQZ-ja nuk e ka vërejtur që faqja e tyre është sulmuar dy ditë para zgjedhjeve dhe mendoj se për këtë duhet të japë sqarim publik”, tha Dërguti në Rubikon në Klan Kosova.

Më tej, ajo tha se problemi më i madh, që sipas saj, mund të çojë në kontestimin e komplet procesit është mungesa e numrave serikë në fletëvotime.

“Problemi më i madh që mendoj se mund të kontestohet komplet procesi është mungesa e numrave serikë në fletëvotime sepse vendosja e numrave serikë në fletëvotime dhe vula e ka shmangur ‘trenin bullgar’”, tha ajo.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit