Analistja Aida Dërguti në “Rubikon” në Klan Kosova tha se Kosova do të duhej të dërgonte raportues për ta monitoruar procesin në Hagë.
Sipas saj, nuk ka mundësi as për ankesa, sepse, siç tha ajo, konsiderohet si pjesë e institucioneve tona, ndërkohë që deri të avokati i popullit janë të shkëputura.
“Fakti që nuk jemi ne anëtar çdo shkelje e të drejtave të njeriut që bën shteti, shtetet anëtare kanë të drejtë t’i drejtohet Këshillit të Evropës, dhe në atë rast pësojnë sanksione edhe për shtetin, por kjo nuk do të thotë që ne nuk kemi ndërlidhje me KE, ne kemi delegacionin atje që ka ulëse”, tha Dërguti.
Dërguti shtoi se për këto shkelje të të drejtave të njeriut që bëhen në Hagë, po të ishim anëtar në KE, do të dënohej shteti i Kosovës.