14.3 C
New York
Saturday, October 11, 2025

Buy now

Dërguti: Komunat e udhëhequra nga VV-ja, s’patën performancë të mirë

- Advertisement -

Opinionistja Aida Dërguti, në programin special në kuadër të Maratonës Zgjedhore në Klan Kosova, tha se komunat e udhëhequra nga Lëvizja Vetëvendosje përgjatë katër vjetëve të fundit, kanë pasur perfomancën më të dobët.

Sipas saj, komunat që VV-ja ka udhëhequr kanë pasur buxhetin më të lartë komunal, megjithëse Durguti thotë se komunat tjera dallojnë dukshëm më lartë për nga performanca, transmeton Klankosova.tv.

“Në zgjedhjet e kaluara, Vetëvendosja ka fituar vetëm katër komuna, dhe ka pasur mundësinë ideale që t’ia sjellë qytetarëve një model të qeverisjes lokale, pra duke i pasur në të njëjtën linjë me qeverisjen qendrore dhe atë lokale në katër komunat, të na e sjell një model të qeverisjes lokale të jashtëzakonshme, me të cilin do t’i bindte pastaj qytetarët në komunat e tjera të bënin ndryshimin, por kjo nuk ka ndodhur”, tha Dërguti.

“Edhe pse komunat e qeverisura nga Vetëvendosja kanë pasur buxhet më të madh, nga hulumtues të kësaj fushe na del se nga i gjithë diskriminimi që është bërë performanca e komunave të tjera dallon shumë herë larg më mirë sesa komunat e Vetëvendosjes”, u shpreh tutje Dërguti.

Të ngjashme

Të fundit