Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti, ka komentuar fotografinë e “ngrohtë” të kryeministrit Albin Kurti me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, në prag të edicionit të gjashtë të Forumit të Paqes në Paris.
Dërguti ka ironizuar me militantët e LV-së, të cilën më herët e kishin kritikuar ashpër presidentin francez.
Sipas saj, ata tani nuk po dinë a ta lavdërojnë presidentin francez apo ta shajnë.
“Militanti ka mbetë si pula n’mjegull, tu fiqiru: a duhet me sha apo me livdu tash Macronin? #KrejttuiRrejt”, ka shkruar Dërguti në “Facebook”.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=7049267931797869&id=100001441953387&mibextid=Nif5oz