Zgjedhjet lokale do të mbahen më 12 tetor, ndërsa kandidatët po i vazhdojnë fushatat e tyre nëpër komuna.
Megjithatë, gara më kryesore pritet të jetë në kryeqytet, që është edhe komuna më e madhe në vend.
Opinionistja Aida Dërguti, në Rubikon të Klan Kosovës, tha se kandidatët e Prishtinës, kanë si penalizime, ashtu edhe favorizime. Dhe kjo, sipas saj, vjen nga partitë e tyre, të vogla e të mëdha.
“Nëse themi se Besa Shahinin e penalizon fuqia e partisë, Hajrullah Çekun e favorizon pikërisht e njëjta gjë që të futet në balotazh para Uran Ismailit. Ndërkohë që Uranin në këtë betejën politike e përdorin si zakonisht ‘gogolin’ e zgjedhjeve që e ka emrin Sami Lushtaku, pra që mundohen përmes logos ta godasin. Por mendoj që Urani është një nga ministrat që ka performuar jashtëzakonisht mirë. Është bindës. Është më prezent se të tjerët”, tha Dërguti.
Ndërkaq, për kryetarin aktual, Përparim Ramën e LDK-së, që po garon edhe për një mandat, Dërguti tha se do të ketë votim masiv nga gratë dhe nënat në veçanti që i kanë fëmijët në shkolla, për shkak të mësimit tërëditor.
“Ajo që e favorizon zotin Rama është kaosi në trafik, por që nuk fillon me zotin Rama, është me dekada kjo punë dhe shkon duke u përkeqësuar. Ajo që e favorizon zotin Rama në këtë garë, që mendoj se do të ketë votë masovike, është mësimi tërëditor, sidomos nga nënat që janë në punë”, tha Dërguti