Opinionistja Aida Dërguti në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur në lidhje me gjyqtarin Radomir Laban, duke thënë se fati i Kushtetuesës dhe i institucionit të fundit, siç tha ajo, përveç Presidencës, është në duart e tij.
Dërguti tha se mëse ai vendos të jap dorëheqje, atëherë sipas saj do të kemi një kolaps total, përcjell Klankosova.tv.
“Tani fati i Gjykatës Kushtetuese dhe mund të themi fati i institucionit të fundit, përveç Presidencës, po mbetet në duart e z.Laban, me këtë çka ka ndodhur sot, pra është në duart e z.Laban, pra varet prej vullnetit të tij, që nëse ai sonte vendos të jap dorëheqje, atëherë kemi një kolaps total, me të vetmin njeri, i cili ka gjithë pushtetin në këtë vend, sepse ka mandate legjitim deri në vitin e ardhshëm, është zonja Osmani”.
“Pra, kjo do të jetë situate më e tmerrshme, pra në atë terrenin e panjohur që po themi se e ka futur bllokada e Kuvendit, Qeveria në detyrë e cila me një mori shkeljesh ka pranuar mandatin e deputetit, prej kryeministrit në detyrë dhe gjithë ministrave dhe kjo do të jetë kulmi i krizës i cili do të shkaktohej”, u shpreh tutje Dërguti.