17.2 C
New York
Tuesday, June 10, 2025

Buy now

Dërguti: Edi Rama i vetmi që flet kundër padrejtësive të Hagës

- Advertisement -

Analistja Aida Dërguti në “Rubikon” në Klan Kosova, tha se në rrafshin diplomatik organizimi i ndeshjes me Serbinë, është plus i madh për Shqipërinë.

Sipas Dërgutit, Shqipëria doli fituese, duke shtuar se kritikuesit kishin tone të ngritura në raport me Edi Ramën në mbrojtje të simboleve.

Dërguti tha se “gjatë kësaj kohe, Edi Rama ka qenë i vetmi që ka folur kundër padrejtësive në Hagë”.

“Ky debati që vazhdoi ishte shumë i ulët, tentimi për me i ofendu institucionet e Serbisë, edhe pse ata paraprakisht që cilat simbole nuk mund të futen, dhe kjo ndeshje e rëndësishme për Shqipërinë e cila është pretendente për BE, dhe arriti që t’i krijojë kushtet për një ndeshje tërësisht ndryshe prej asaj që kemi parë në Beograd”, tha Dërguti, transmeton Klankosova.tv

Ndërkaq, analistja Dërguti tha se sulmet ishin të organizuara, “ata që e mbrojnë Kurtin, kritikuan Ramën”.

Ndiqeni videon për më shumë detaje:

Të ngjashme

Të fundit