Opinionistja Aida Dërguti ka thënë se Albin Kurti vetëdijshëm po e dërgon vendin drejt zgjedhjeve, duke përmendur deklarimet e tij pas takimit me Abdixhikut, se duhet 84 vota për zgjedhjen e presidentit.
“Takimi i sotëm me Abdixhikun dhe deklarimi i tij në fund të takimit se ne na duhet 84 vota, po t’i para se të hysh në takim e ke ditë që me LDK-në nuk i ke 84, pse po humb kohë. Në këtë rast me LDK-në është e pamundur që t’i ketë 84, me PDK-në sërish nuk do të mund të vijë deri te zgjedhja apo te ndonjë propozim për president.”, ka thënë Dërguti në Rubikon.
Ajo ka komentuar edhe “kushtet” e PDK-së për një takim të radhës mes Bedri Hamzës e Albin Kurtit, duke thënë se nuk beson se kryeministri mund t’u nënshtrohet kërkesave të tilla. /Klankosova.tv






