17.1 C
New York
Sunday, April 20, 2025

Buy now

Dërguti: Dehari veproi sipas skenarit të partisë, jo sipas atij që duhej ta ndiqte

- Advertisement -

Opinionistja Aida Dërguti sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur në lidhje me dështimin e seancës së sotme.

Ajo duke folur për kryesuesin e kësaj seanca, Avni Deharin tha se ai veproi sipas skenarit të partisë, e jo sipas atij që duhej ta ndiqte.

“Kjo është pjesë e skenarit që po shihet tash e dy muaj, pra që nga dita e zgjedhjeve kemi parë një zvarritje dymujorshe, pikërisht për këtë arsye, pra duke parë që nuk e kanë shumicën e dëshiruar”.

Edhe sot kryesuesi Dehari nuk e bëri atë gabim, pra nuk ishte gabim, ishte skenari i partisë, pra ai veproi sipas skenarit të partisë dhe jo sipas skenarit që do të duhej ta ndiqte”, u shpreh tutje Dërguti.

Të ngjashme

Të fundit