Analistja Aida Dërguti në “Speciale” në Klan Kosova tha se të gjithë kanë hyrë në lojën e deputetit Kurti.
Sipas saj, ky bllokim i konstituimit të Kuvendit është “bllokim i shtetit”, dhe madje e quan këtë “grusht shtet”.
Ajo shton se “dalja i pari në zgjedhje të jep edhe përgjegjësi për formimin e institucioneve”.
“Ky bllokim është destruktiv, nuk bëhet për shkak të moskuptimit të rregullores, nuk bëhet për shkak të insistimit se znj. Haxhiu duhet të jetë e para”, tha Dërguti.
Ajo shton se “ish-kryeparlamentari Glauk Konjuca, që ka përvojë dhe është larg më i votuar se Haxhiu”.