Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, konfirmoi se prova është dërguar përmes Ambasadës Amerikane dhe pas pranimit të raportit do të kryejnë veprimet ligjore për gjetjet e tij.

“Kjo provë është dërguar më herët në shtetin e Turqisë mirëpo nuk kemi pranuar rezultate të detajuara me ç’rast është dashur të dërgohet në ShBA. Ne jemi optimist se do të ketë të gjetura”, tha Nikçi.

Për vrasjen e Donjeta Pajazitajt më 2015, i dyshuari i vetëm, kushëriri i viktimës, Naser Pajazitaj, ishte dënuar me burgim të përjetshëm në korrik të 2019.

Ky dënim ishte zbutur nga Gjykata e Apelit në dënim me burgim në kohëzgjatje prej 35 vjetësh.

Në prill të këtij viti, Gjykata Supreme e kishte liruar nga akuzat për vrasje Naser Pajazitajn.

pixel