14.1 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Dërgohet në Kushtetuese Ligji për pagën minimale, Tahiri: Mashtrim flagrant, në Kosovë s’ka pagë nën 260 euro

- Advertisement -

Shefi i GP të AAK-së Besnik Tahiri ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për pagën minimale. Tahiri ka thënë se Grupi Parlamentar i AAK-së, ka pasur dhe mbështetjen e deputetëve të pavarur.

“Sot grupi parlamentar i AAK-së i mbeshtetur edhe nga deputetë të tjerë të pavarur, zoti Humolli dhe Abazi ka dorëzuar kërkesën lidhur me vlerësimin e Kushtetueshmërisë së ligjit për ndryshim dhe plotësim të ligjeve, që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale”, ka thënë Tahiri.

Ndërsa ka thënë se me këtë ligj është bërë një mashtrim flagrant, sa i përket shumës së pagës minimale, pasi që sipas tij në Kosovë nuk ka pagë nën 260 euro.

“Presim nga Kushtetuesja që ta vlerësojë dhe jemi të bindur që ky rast do t’i thej dy padrejtësi. Padrejtësia e parë lidhet me mashtrimin flagrant të shumës së pagës minimale, të na tregojë se kush e ka pagën 260 euro, pra ky ligj nuk ka asnjë impakt në terren sepse sot nuk ka asnjë pagë nën 260 euro në sektorin privat. E dyta lidhet me dinjitetin e kategorive të dala nga lufta e UÇK-së dhe për kategoritë e cenueshme siç janë të verbrit, paraplegjikët dhe tetraplegjikët”, u shpreh Tahiri.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit