15.9 C
New York
Tuesday, March 11, 2025

Buy now

Derek Chollet nominohet për postin e nënsekretarit të Mbrojtjes në ShBA

- Advertisement -

Këshilltari i lartë i Departamentin amerikan të Shtetit, Derek Chollet, është nominuar për postin e nënsekretarit të Mbrojtjes për Politikë në administratën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Chollet, i cili është i përfshirë në çështjet që ndërlidhen me Ballkanin Perëndimor si dhe në atë të dialogut midis Kosovës e Serbisë, është uruar për nominimin në post të ri nga sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Chollet e falënderoi Blinkenin për mundësisë e, siç tha, “kthimit në Departamentin e Mbrojtjes dhe punës me sekretarin e Mbrojtjes për sigurinë e kombit”. Nominimin e Cholletit duhet ta konfirmojë edhe Senati amerikan. Në janar, Chollet qëndroi në Kosovë dhe në Serbi si pjesë e një turneu rajonal. Postin për të cilin është nominuar Chollet, deri tash e ka mbajtur Colin Kahl.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit