Derby D’Italia i takon Juventusit, me bardhezinjtë që thyen Interin 1-0 në Torino.Në minutën e 11-të, zikaltërit iu afruan golit, me anë të Barellas. Pas gjysmë ore lojë, “Zonja e Vjetër” u shfaq rrezikshëm në zonën kundershtare, me Kolo Muani që lëshoi sinjale të qarta.
Edhe pjesa e dytë pati ritëm, me rastet që nuk munguan. Në të 76-tën minutë, torinezët kaluan në epërsi, me Conceicao që përfitoi pas një rrëmuje në zonë dhe me një të majtë tokazi mposhti portierin. Interi i vendit të dytë humbet mundësinë për të kapur kreun, ndërsa Juvja është e katërta.