26.9 C
New York
Monday, September 15, 2025

Buy now

Derbi i Superligës në “Fadil Vokrri” pa fitues – Prishtina dhe Drita ndahen në paqe

- Advertisement -

Barazim dramatik u regjistrua të dielën mbrëma në kryeqytet, ku Prishtina dhe Drita luajtën 2:2, në ndeshjen që mbylli xhiron e katërt të Superligës së Kosovës.

Pjesa e parë foli qartë për gjilanasit, që shënuan dy gola për dy minuta.

Egzon Bejtullai realizoi në minutën e 29-të, ndërsa vetëm dy minuta më vonë Vesel Limaj dyfishoi rezultatin në 2:0 për kampionen në fuqi.

Prishtina u zgjua në fraksionin e dytë dhe u rikthye në lojë.

Ardian Muja ngushtoi shifrat në minutën e 77-të, para se Alban Shillova, i futur nga banka, të barazonte në 2:2.

Në fund, prishtinasit ishin pranë përmbysjes së madhe, por Faton Maloku shpëtoi Dritën me një pritje vendimtare në kohën shtesë.

Ky rezultat lë Dritën ende pa fitore në këtë edicion – me dy barazime dhe një humbje, ndodhet e parafundit, por me një ndeshje më pak të luajtur.

Prishtina, ndërkohë, me dy fitore, një barazim dhe një humbje, mban pozitën e tretë me shtatë pikë, dy më pak se lideri aktual Dukagjini.

Të ngjashme

Të fundit