Juventusi ka marrë një fitore minimale ndaj Torinos.
‘Zonja e Vjetër’ triumfoi 1:0 ndaj skuadrës së qytetit, Torinos.
Juventusi vazhdon të mos bind këtë sezon.
Ata po kalojnë në një periudhë të vështirë dhe nuk po këndellen.
Në takimin e sotëm arritën një fitore minimale ndaj një rivali solid siç është Torino.
Golin e vetëm në këtë përballje e realizoi Vlahovic, pas një asistimi nga Danilo, në minutën e 74`të ndeshjes.
Edhe Torino krijuan rastet e tyre, por nuk realizuan.
Me këtë fitore Juve shkon në kuotën e 16 pikëve në vendin e shtatë, kurse Torino ka 11 në po atë pozitë.