10.7 C
New York
Sunday, March 9, 2025

Buy now

Derbi i “nxehtë” në Podujevë: Llapi në kërkim të rikthimit, Drita për t’u konfirmuar

- Advertisement -

Stadiumi “Zahir Pajaziti” në Podujevë është arena ku sot ( e shtunë) zhvillohet super përballja kampionale, ndërmjet Llapit dhe Dritës.

Nikoqirët po kalojnë edicion të vështirë, pasi në 22 ndeshje kanë vetëm pesë fitore, kurse gjilanasit po e shijojnë një nga momentumet më të mira të viteve të fundit.

“Intelektualët” janë lider në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll, me 50 pikë të grumbulluara, plot 11 sosh më shumë se njdekësi i parë, Ballkani.

Në ballafaqimin e të shtunës, që nis nga ora 14:00, “Legjendat” do të synojnë të dalin nga zona e rrezikut, pasi për momentin renditen të parafundit.

Nga ana tjetër, Drita me formën fantastike që po kalon, do të tentojë që t’i rrëmbejë edhe 3 pikët e radhës, për ta vazhduar “marshimin” drejt titullit të katërt kampion.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit