Holanda e ka fituar përballjen me Belgjikën.
Kombëtarja e Holandës ka shënuar fitore minimale në derbin e Beneluksit kundër Belgjikës, shkruan lajmi.net.
Një përballje që përcaktoi shumëçka për pozitën e parë në grupin e 4 të Ligës A, i takoi skuadrës së Louis van Gaal.
Holanda mori një fitore ndaj Belgjikës, me një gol të shënuar në minutën e 73’.
Gjithçka vendosi Virgil van Dijk, i cili në një korner u gjend më së miri në zonë, duke dërguar topin në rrjetë me një goditje me kokë.
Fitorja e dërgoi Holandën në kuotën e 16 pikëve në pozitën e parë, kurse Belgjika mbeti me 10 pikë në pozitën e dytë.