Sipas mediave lokale, kushërinjtë e Beran A., të cilët jetojnë në Pitarnicë, janë të turpëruar për atë që kishte planifikuar i afërmi i tyre nga Ternitz i Austrisë. Autoritetet komunale të qytetit të Gostivarit ende nuk dëshiron të komentojë. Mësohet se Beran A. ka qenë në vendlindjen e prindërve të tij shpesh si fëmijë, por kohët e fundit rrallë. Prindërit e tij janë fetarë, por sigurisht jo radikalë, thonë banorët e fshatit, përcjell albinfo.at. Shumë familje në rajon janë fort patriarkale dhe konservatorë. Dhe shumë prej tyre mbartin konflikte identiteti që rrjedhin nga konfliktet politike.

Rekrutimi për IS

Familja e Beran A., si dhjetëra mijëra familje të tjera, u shpërngulën nga Ballkani në Austri në dekadat e fundit, sepse donin t’i shpëtonin papunësisë dhe kushteve të këqija të jetesës. Plani ishte: fëmijët duhet të kenë një jetë më të mirë. Fakti që njëri prej këtyre fëmijëve donte të kryente një sulm në atdheun e ri duket paradoksal. Por duke pasur parasysh faktin se sulmuesi që vrau katër persona dhe plagosi 20 në Vjenë në vitin 2020, gjithashtu vinte nga një familje shqiptare nga Maqedonia e Veriut dhe, si Beran A., mund të ishte rekrutuar nga “Shteti Islamik”, kjo çon menjëherë te pyetja: nëse të rinjtë, familjet e të cilëve vijnë nga rajoni, janë veçanërisht të cenueshëm ndaj islamizmit radikal?

Në vitet e fundit, të rinj nga Maqedonia e Veriut janë rekrutuar nga organizata terroriste dhe si rezultat i kësaj, disa janë dënuar me burgim. Pasi organizata terroriste Xhihadi Islamik u kontrollua në Siri dhe Irak, numri ra.

Ideologjia që vazhdon të funksionojë sot shpesh vjen nga Irani, Iraku apo Siria. Eksperti i sigurisë dhe ligjit penal, Mitasin Beqiri, i cili vetë jeton në Gostivar, thotë për STANDARD se ka mundësi që Beran A. të jetë radikalizuar nga grupe dhe organizata që veprojnë në Ballkan. “Grupet radikale të të rinjve janë të vendosur në Shkup, Tetovë, Gostivar dhe Dibër,” shpjegon Beqiri për STANDARD. Ai kërkon që klerikët islamikë të përmbushin detyrën e tyre për të parandaluar këtë fenomen negativ dhe të mos mbështesin apo promovojnë radikalizmin ekstremist, transmeton albinfo.at

Radikalët shumë aktivë edhe në rrjetet sociale

Propaganda e grupeve salafisto-xhihadiste në Maqedoninë e Veriut, e cila kryesisht shkruhet në gjuhën shqipe, synon meshkujt myslimanë shqiptarë. Disa prej tyre tani kanë përshtatur gjuhën e tyre ekstremiste për të shmangur klasifikimin si gjuhë urrejtjeje. Një nga islamistët e njohur është Bejtul Muhaxhiri. Kanali i tij në YouTube, për shembull, tregoi një video të një gruaje që dyshohet se po mbahet në një burg saudit. Gruaja mbrojti në video se “duhet derdhur gjak” dhe se njerëzit duhet të sakrifikojnë veten. Një grup tjetër quhet Nasheedi im’ dhe bën thirrje për xhihad.

Në një studim mbi këtë temë nga tetori 2023, autorët Bledar Feta dhe Ioannis Armakolas përfundojnë se hapësira online, veçanërisht mediat sociale, është rreziku kryesor për radikalizimin në Maqedoninë e Veriut. Predikimet, mësimet dhe deklaratat e imamëve radikalë do të përktheheshin në gjuhët vendase dhe do të ngarkoheshin. Madje në internet po përdoren lojëra për të radikalizuar të rinjtë, por mesazhet më radikale mund të gjenden në grupet e mbyllura në Facebook dhe Telegram.

Synimi, fëmijët e migrantëve

Është interesante që disa grupe posaçërisht përpiqen t’u drejtohen fëmijëve të diasporës ballkanike që jetojnë në Evropën Qendrore apo Perëndimore. Islamistët radikalë “përqendrohen në identifikimin e të rinjve mysliman të pambrojtur që kanë përjetuar konflikt etnik, pabarazi ekonomike, zhgënjim me politikën lokale ose zhgënjim me integrimin perëndimor. Këto popullsi janë objektivat kryesore të propagandës radikale islamike që supozohet se mbron myslimanët nga diskriminimi dhe padrejtësia në Perëndim”, thuhet në studim, përcjell albinfo.at.

Rasti i Beran A. dhe ndikimet e paqarta

Rasti i 19-vjeçarit Beran A., i cili vjen nga një familje shqiptare e Maqedonisë së Veriut dhe jetojnë në Austri, ilustron urgjencën e këtij problemi. Beran A. dyshohet për planifikimin e një sulmi terrorist, i cili ngre pikëpyetje për thellësinë e radikalizimit të tij. Mbetet e paqartë nëse ndikimi i tij radikalizues erdhi nga grupe në Austri apo në Ballkan.

Situata është veçanërisht alarmante, sepse edhe në rastin e parë të sulmuesit në vitin 2020 në Vjenë, i cili po ashtu kishte origjinë shqipare nga Maqedonia e Veriut, tregojnë se të rinjtë nga diaspora ballkanike mund të jenë veçanërisht të ndjeshëm ndaj grupeve të tilla ekstremiste.