0.6 C
New York
Saturday, February 8, 2025

Buy now

“Der Standard”: Qeveria Kurti me ministra të papërvojë, qytetarët e kuptuan se s’janë shpresa për ndryshim

- Advertisement -

Gazeta e madhe austriake, “Der Standard” ka bërë një shkrim rreth zgjedhjeve të 9 shkurtit në Kosovë.

Në këtë artikull, të shkruar nga gazetarja Adelheid Wolfl, flitet edhe mbi qëndrimet e kryeministrit Albin Kurti kundër ShBA-së e BE-së, por edhe kundër Serbisë.

Aty thuhet se Kurti, me veprimet e tij kundër rekomandimeve të bashkësisë ndërkombëtare, “jo vetëm që ka zemëruar ShBA-në, por edhe shumica e diplomatëve dhe politikanëve evropianë e kundërshtuan atë”.

“BE-ja madje i vuri sanksione”, thotë artikulli i austriakes “Der Standard”.

Në artikull ka folur edhe gazetarja Jeta Xharra, e cila thotë se “veç politikave të forta në veri dhe në raport me Serbinë, kjo qeveri nuk ka arritur të bëjë shumë”.

“Prandaj kemi votues të papërcaktuar më shumë se kurrë më parë”, deklaron Xharra.

Gazeta më tej thotë se në të vërtetë, ka mungesë në reforma në fushat si edukimi, shëndetësia, çështjet sociale, ekonomia dhe gjyqësori.

Përmendet edhe rruga Prishtinë-Mitrovicë, e cila, sipas “Der Standard” ende është vendpunishte.

“Kurti premtoi 160 kopshte për fëmijë, u ndërtuan vetëm 6”, deklaroi Jeta Xharra.

Por, gazeta shkruan se shumëçka mbetet e bllokuar. Në fillim të periudhës legjislative, “Der Standard” thotë se VV-ja auditoi zyrat. Kjo pasi ata nuk kishin besim në zyrtarët që ishin në ato zyra.

Në të njëjtën kohë, sipas gazetës austriake, kishte mungesë edhe të projekteve me orientim kah e ardhmja, por edhe mungesë ekspertize. Disa ministra, thotë kjo gazetë, dështuan si pasojë e menaxhimit dhe përvojës.

Më tej thotë se opozita gjithashtu u sigurua që shumë propozime legjislative të pushtetit t’i referojë në Gjykatën Kushtetuese dhe nuk kaluan pasi u vërtetua se kishin mangësi.

E, siç shkruan “Der Standard”, edhe VV-ja bënte të njëjtën gjë kur ishte në opozitë.

Katër vjet më parë, thotë më tej gazeta austriake, VV-ja dhe partnerët e saj të koalicionit, Guxo dhe Alternativa, ishin shpresa e madhe. Por në ndërkohë, shumë qytetarë e kanë kuptuar se me qeverinë e re nuk kishte shpresë për ndryshim.

“Si pasojë, disa nga ta kësaj radhe do të votojnë ndryshe”, thekson gazeta austriake.

E Xharra thotë: “Ne thjesht e kuptuam se është e pamundur për një parti ta rregullojë Kosovën. Ishte një kontroll realiteti për shumëkënd. Për këtë arsye, shumë e kanë humbur entuziazmin”

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit