Rusia ka dëmtuar tubacionin Donetsk-Mariupol, duke lënë mbi 700,000 njerëz pa ngrohje, ndërsa temperaturat janë nën 0 gradë Celsius, postoi në Twitter të dielën Inna Sovsun, një anëtare e Parlamentit të Ukrainës.
Sovsun shkroi në Twitter:
“Tubacioni i gazit Donetsk-Mariupol u dëmtua nga pushtuesit #rusë. Tani, më shumë se 750,000 njerëz kanë mbetur pa ngrohje, ndërkohë që është ende shpesh nën 0°C jashtë.
“Pothuajse 1 milion vendas do të përballen me një fatkeqësi humanitare dhe rrezikojnë të ngrijnë deri në vdekje.
“Ne kemi nevojë për #NoFlyZone tani.”