Shqipëria ka fituar një përfaqësim të lartë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, përmes një vendimi unanim.
Deputetja shqiptare, Olta Xhacka, është zgjedhur në postin e Zëvendëspresidentes së këtij institucioni prestigjioz, transmeton Klankosova.tv.
Xhacka këtë e bëri të ditur edhe përmes një postimi në Facebook, ku theksoi se ky është një mesazh i fortë besimi se Shqipëria ka zë, peshë dhe vizion.
Postimi i plotë në Facebook:
“E nderuar për besimin që mu dha sot, përmes zgjedhjes në unanimitet, si Zëvendës Presidente e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Kjo nuk është thjesht një detyrë e re — është një mesazh i fortë besimii se Shqipëria ka zë, peshë dhe vizion.
Kjo detyrë sjell përgjegjësi të qarta: të forcoj zërin e vendit tim në mbrojtje të demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut.
Do të angazhohem me përkushtim për të mbështetur Kosovën në rrugën e saj drejt anëtarësimit, për të qëndruar pranë Ukrainës në përpjekjet për drejtësi dhe paqe, si dhe për të nxitur reformat që e bëjnë Shqipërinë një partnere gjithnjë e më të besueshme”.