Lajme

Deputetja shqiptare në Maqedoni e bën horë “Levicën”: Jeni parti raciste

By GAZETA SCANNER 1

September 04, 2024

Deputetja shqiptare në Kuvendint e Maqedonisë së Veriut, Feride Haxhiu, ka mbajtur një fjalim gjatë interpelancës ndaj Afrim Gashit, kryetar i Kuvendit, i cili akuzohej nga partia ekstremiste “Levica” për mbajtjen e flamurit kuq e zi, ndihmën për presidenten Vjosa Osmani dhe lutjet për viktimat e Gjenocidit në Srebrenicë.

Në fjalimin e saj, Haxhiu e ka quajtur Levicën si “parti raciste”.

“Së pari, partia Levica është një parti raciste, një oksimoron i vërtetë, sepse partitë e majta nuk janë nacionaliste. Ato përkrahin bashkëjetesën dhe pluralizmin. Arsyeja pse nuk më habiti aspak arsyetimi i interpelancës është se Levica është parti raciste. Arsyetimi i interpelancës është i mbushur me hipokrizi, mashtrime dhe racizëm. Në pikën e parë, Levica e ka kritikuar Kryetarin e Kuvendit, z.Afrim Gashi për nderimin e viktimave të gjenocidit. Ajo që e ka penguar Apasievin janë lutjet sipas besimit islam, ashtu siç e kanë penguar edhe Mlladiqin dhe përgjegjësit e tjerë të gjenocidit mbi boshnjakët e Srebrenicës” – ka shkruar ajo, ndër të tjera.