Deputetja shqiptare në Parlamentin e Kroacisë, ka reaguar pas deklaratave jo-diplomatike të presidentit kroat Zoran Millanoviq.
Ai mes tjerash ka thënë se Kosova i është marrë Serbisë, dhe se Krimea nuk do t’i kthehet Ukrainës.
Deputetja Ermina Lekaj Prljaskaj në një postim në Facebook, ka thënë se: “si deputete, ndër të tjera dhe përfaqësuese e pakicës shqiptare në Parlamentin kroat, kam nevojë t’i referohem kësaj deklarate dhe të paraqes disa fakte historike”.
Ajo ia ka shpjeguar Millanoviqit se procesi i pavarësisë së Kosovës ishte i njëjtë sikurse ai i Kroacisë.
Më poshtë ju sjellim reagimin e plotë të deputetes Lekaj-Prljaskaj në Kroaci.
Postimi i plotë:
https://www.facebook.com/100010527065109/posts/1911829279177956/?mibextid=Nif5oz