Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albena Reshitaj ka bërë të ditur se është kërcënuar dy herë gjatë ditës së sotme.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se njëri rast ka ndodhur duke ardhur në punë dhe tjetri në zyrën e saj në fakultet.
“Le ta kuptoj kushdo qe eshte pas qe nuk munden me me kercnu, shantazhu dhe qe vendimet e mija do te jene gjithmone ne te mire institucioneve dhe qytetarit”, ka shkruar Reshitaj.
Deputetja nuk ka dhënë detaje të tjera. E kontaktuar nga lajmi.net ajo ka thënë se është në polici për ta denoncuar rastin.
“Jam në polici për ta denoncuar rastin. Nuk mund të flas më shumë”, ka thënë ajo shkurt