7.4 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Deputetja Reshitaj thotë se u kërcënua dy herë gjatë ditës, e raporton rastin në polici

- Advertisement -

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albena Reshitaj ka bërë të ditur se është kërcënuar dy herë gjatë ditës së sotme.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se njëri rast ka ndodhur duke ardhur në punë dhe tjetri në zyrën e saj në fakultet.

“Le ta kuptoj kushdo qe eshte pas qe nuk munden me me kercnu, shantazhu dhe qe vendimet e mija do te jene gjithmone ne te mire institucioneve dhe qytetarit”, ka shkruar Reshitaj.

Te nderuar qytetar, Une sot jam kercnuar dy here. Njehere rruges duke ardhur ne pune dhe e dyta ne zyren time ne…

Posted by Albena Reshitaj on Wednesday, October 18, 2023

Deputetja nuk ka dhënë detaje të tjera. E kontaktuar nga lajmi.net ajo ka thënë se është në polici për ta denoncuar rastin.

“Jam në polici për ta denoncuar rastin. Nuk mund të flas më shumë”, ka thënë ajo shkurt

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit