Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi, ka bërë të ditur se do t’i nënshtrohet një tjetër operacioni. Në postimin e saj, Matoshi reflektoi mbi sfidat dhe paragjykimet që ka përjetuar gjatë viteve të fundit në lidhje me shëndetin e saj.
Matoshi përmendi edhe vështirësitë që ka hasur në marrjen e kujdesit mjekësor për shkak të angazhimeve të saj në Kuvendin e Kosovës dhe në komisionet përkatëse.
“Sëmundjet e mija i kanë hap gjithmonë shume perde, e kanë shpërfaq fytyra të shumta pa maska. Njerëz të shumtë që kanë kesh ma shumë me problemet e mia, sesa me sukseset e mia. Sonte po du me i gëzu krejt kto zemra të ligshta për s’vogli, e me i shqetësu shumë zemra të buta prej madhështie njerezore t’u ua dhon lajmin që tash e një kohë po përballna me një sëmundje të re. Për me e ditë të plotë, thashë t’ju tregoj që problemi jem ka fillu para paraqitjes time televizive në Festivalin e Këngës në RTSH. mNuk kom leju as vizita mjekësore me zhvillu në ditët kur kemi pas mbledhje në Kuvend e në komisionet ku jom përgjegjëse. Jom kon prezente për krejt, veç për veten jo.” – shkroi ndër të tjera Matoshi.
“Shëndeti m’tradhtoj prapë. Krejt po mendoni që kjo është shej që duhna me e ulë ritmin e jetës, me i ulë angazhimet. mNë këtë mujë të shenjtë, po i lo prapë fëmitë e mi, prindtë e mi, punën tem, çdo angazhim të mundshem, shoqnine që m’dojnë. E edhe juve me maska. Krejt, e po e marr veç Zotin edhe lutjet e mija e të ma të dashurve për një operim të radhës. Unë edhe sonte, po shtrihna në spital për me u kthy prapë. Inatin, urrejtjen, e vnerin që e vjellin çdo dite përmi emrin tem, po shkoj me e largu prej trupit tem. Unë prapë ju du shumë! Ma shumë se ju që ma doni të keqen e ma uroni vdekjen edhe publikisht. Unë po shkoj, për me u kthy. Ishalla ky muaj i shenjtë, urrejtjen ja ua kthen në Dashni. Po shkoj. Ju lutnu unë me u kthy mirë. Unë po lutna me ju gjetë juve ma mirë se kurrë ma parë!” – tha ajo.