Është duke u zhvilluar seanca plenare e Kuvendit të Kosovës.
Gjatë deklarimeve jashtë rendit të ditës, deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj, ka komentuar gjobën që iu shqiptua Ministrisë së Punëve të Jashtme, pasi s’i ofroi faturat për shpenzimet e diplomatit Prindon Sadriu, i cili është edhe bashkëshorti i presidentes, Vjosa Osmani.
Kadriaj tha se MPJ-ja për dikë është nënë, e për dikë njerkë.
Madje sipas saj, Prindon Sadriu është “i paprekshëm.
Deputetja Kadriaj po ashtu ka akuzuar ministren Donka Gërvalla se po ia fsheh “skandalet e vazhdueshme” të Sadriut.
Gërvalla në vazhdën e përpjekjeve të vazhdueshme për të mbajtur fshehur skandalet e vazhdueshme të zotriut të parë para mediave deklaroi se nuk i kanë ofruar këto fatura meqë s’mund t’i ndajnë shpenzimet veç e veç të të gjithë misionit…”, ka thënë Kadriaj.
Time Kadrija ka këkruar nga ministrja Gërvalla që të jap llogari para deputetëve për këtë çështje.
“Kërkoj që Ministrja të jap llogari para deputetëve, të na tregojë a do të merren masa pas këtij dënimi, kush do të jap llogari. Apo ky zotria i parë është mbi shtetin, mbi ministrat apo edhe mbi qeverinë”, ka thënë deputetja Kadriaj.