Deputetja e VV’së rikthehet me akuza ndaj opozitës, e shqetësuar që me ‘Presidentin’ po duan ta “bllokojnë” Kurtin

- Advertisement -

Deputetja e Vetëvendosjes, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka rikthyer gjuhën e Vetëvendosjes kundër partive tjera se po duan ta bllokojnë kryeministrin Kurti me zgjedhjen e presidentit.

Duke e lënë fajtore opozitën për një vit pa institucione, Kryeziu akuzoi atë për shantazh tash ku duhen 80 vota.

“Për 1 vit e mbajtën peng Kuvendin, por pas krejt manipulimeve, populli ia dha VETËVENDOSJE!-s 51.1% edhe i tha qeverisë vet.  Mirëpo ky 51% i dha fuqinë me zgjedh Kryeministrin, por jo edhe Presidentin. Tani që duhen 80 vota, opozita prapë po shantazhon e po bllokon sikur gjatë 2025-së. Meqenëse nuk arritën ta bllokojnë si Kryeministër, po dojnë me përdor Presidentin si mjet për me blloku prapë punën e tij si Kryeministër”, shkroi ajo.

Në fund, Kryeziu shprehu shqetësim për fatin e Kosovës.

“Pse kjo bllokadë? Populli foli në dhjetor, tash çka po pritni se ndryshon edhe me një palë zgjedhje shtesë pas dy muajve? Ky është destruktivitet që nuk i ndihmon asnjë partie, e më së paku Kosovës!

Të ngjashme

Të fundit